ZYRTARE/ Shpallet “futbollisti i sezonit” në Bundesligë, nuk është Lewandowski

Erling Haaland është fituesi i çmimit ‘Futbollisti i Sezonit’ në Bundesliga për edicionin 2020/21.

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë bëri një sezon fantastik me Borussia Dortmund.

Haaland shënoi 27 gola dhe bëri 6 asisitme gjatë këtij sezoni në Bundesliga.

Për këtë çmim, norvegjezi mposhti golashënuesin më të mirë në Europë, Robert Lewandowski, ky i fundit shënoi 41 gola dhe bëri 7 asistime./


Shtuar 25.05.2021 15:51