“Më i bukuri i shkollës”, si ka qenë këngëtari italian para se të fitonte Eurovizionin, zgjaste flokët dhe mbulohej me tatuazhe (FOTO LAJM)

Pas fitores së Eurovizionit, këngëtari italian David Damiano u aludua se ka pwrdorur kokainë gjatë festivalit, teksa e gjitha kjo u hodh poshtë edhe nga testi.

Thonjtë e zinj, flokët e gjatë, tatuazhet, akuzat për drogë identifikuan kështu  këngëtari i  cili dikur shihej dhe si më i bukuri i shkollës.

Fotot që qarkullojnë në internet tregojnë se David Damiano ishte një djalë i bukur dhe serioz me flokë të shkurtër.  Sipas mediave të huaja, në shkollë ai ka qenë një djalë i matur dhe serioz.

Damiano David  bëri debutimin e tij televiziv, kur ai ishte vetëm 18 vjeç me grupin e tij në X Factor, që bëri shumë përshtypje të publiku dhe arriti të merrte vendin e dytë.

Damiano ka lindur në 8 janar 1999 në Romë, ditë në të cilën ka lindur edhe  David Bowie dhe Elvis Presley. Ai ka një dobësi të madhe që është nëna dhe vëllai i tij. Ndërsa për babanë e tij nuk dihet asgjë, pasi ka vendosur që ta mbajë jetën e tij personale larg vëmendjes së medieve.

Sa i përket orientimit të tij seksual për një kohë të gjatë qarkullonin fjalë se këngëtari italian ishte homoseksual. Por përmes rrjeteve sociale ai zbuloi se ka qenë në një lidhje me Giorgia Solari për katër vjet dhe tashmë janë të fejuar.

Ai tha se ata kanë qenë së bashku që nga viti 2017, por thjeshtë zgjodhën ta mbanin sekret marrëdhënien e tyre.

Shtuar 25.05.2021 03:05

Tags: