Armando Sadiku ka firmosur menjëherë kontratën e re pas largimit të tij nga Bolivari.
Kjo ishte një ndër arsyet kryesore të sulmuesit që u largua pasi zgjodhi të kthehej sërish në Europë, ndërsa kishte gati marrëveshjen me Las Palmas. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të Shqipërisë që vjen si lojtar i lirë pasi mbylli me mirëkuptim nga të dy palët kontratën me Bolivar.
Por Las Palmas i ka besuar vetëm për një sezon Sadikut. Kjo nisur nga dy aventura tërësisht dështuese për të që nuk arriti të shënonte asnjë gol me Erzurumspor dhe mbeti hije e vetvetes në Bolivi. Me afrimin te Las Palmas, Sadiku kërkon që të përsërisi momentin e artë që kaloi te Malaga.
Sadiku refuerza el ataque de la Unión Deportiva Las Palmas.
¡#BienvenidoSadiku! ?? #LaUniónHaceLasPalmas pic.twitter.com/mmBIFLAnWZ
— UD Las Palmas (@UDLP_Oficial) July 29, 2021