Mbyllet një epokë. Karl-Heinz Rummenige la para periudhës së programuar vendin e Shefit Ekzekutiv të Bajernit të Mynuhut. Drejtuesi gjerman duhej të rrinte në detyrë deri në fund të dhjetorit, para se ti linte vendin Oliver Kahn, të përzgjedhur prej kohësh për të marrë trashëgiminë.
Rummenige do të dalë nga skenë në 30 qershor, sic shpjegoi në një komunikatë zyrtare ku shprehet, ” Strategjikisht është momenti i duhur, mbyllet bilanci dhe në të njëjtën kohë, hapet një kapitull i ri, edhe me trajnerin e ri. Është më mirë edhe për të ardhmen e Bajernit, që sezoni i ri të nisë me Kahn, si Shefin e ri Ekzekutiv”
Dy vjet më parë Rummenige dhe Hoenes, kishin vendosur të nisnin procesin e ndryshimit të brezave. Në këtë mënyrë që nga nëntori 2019 Herbert Hainer mori vendin e Presidentit, në vend të Hoenes që mbeti ne Këshillin administrativ të klubit, me Rummenigen që tani i lë vendin Kahn.
Që në muajt e fundit, Kahn kishte marrë përgjegjësitë për vendimet më të rëndësishme, si ai i zgjedhjes së Nagelsmann si trajneri i ri, për të cilin u paguan 25 milionë që të lihej i lirë nga Leipzig.
Pasi fitoi dy herë Championsin si lojtar u Bajernit, në nëntor të 1991 Rummenige u bë zëvendëspresident i klubuit. Bashkë me Hoenes e bënë klubin bavarez në një ngashoqëritë më të mirëstrukturuara në botë. Që nga 2002 ishte Shef Ekzekutiv, rol në të cilin fitoi mes të tjerave edhe dy herë Tripletën. E ardhmja e Rummeniges mbetet e paqartë, por ndërkohë ai përjashtoi mundësinë që të punojë për Federatën Gjermaner të Futbollit apo për Uefa-n. E vetmja gjë e sigurt është se në 30 qershor te Bajerni mbyllet një epokë, e pasur me suksese!