ZYRTARE/ Roy Hodgson e mbyll me Crystal Palace

Crystal Palace ka njoftuar se Roy Hodgson do të tërhiqet nga roli i tij si trajner i ekipit në fund të sezonit. Hodgson ka drejtuar “Shqiponjat” për katër vitet e fundit. Kontrata e 73-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe kuptohet që palët nuk e shohin të arsyeshme për të vijuar bashkëpunimin.

Ish-trajneri i Anglisë arriti në “Selhurst Park” në vitin 2017 dhe duke punuar me një buxhet të reduktuar gjithmonë ka arritur ta mbajë skuadrën e Crystal Palace në Premier League.

“Pas më shumë se 45 vitesh si trajner kam vendosur që është koha e duhur që të largohem nga futbolli elitar (Premier League), kështu që dy ndeshjet e mbetura do të jenë të fundit si trajner i Crystal Palace,” – deklaroi Hodgson.


Shtuar 18.05.2021 19:11