Zyrtare/ Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet pa praninë e tifozëve serbë

Ditën e sotme, Shqipëria ka mësuar kundërshtarët që do të përballet në eleminatoret e Kupës së Botës 2026, ku përballë do të ketë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorën.

Kuqezinjtë ndeshjen e parë do ta zhvillojnë përballë Anglisë më 21 mars, ndërsa ndeshjen e “nxehtë” atë me Serbinë, do ta luajë në “Arenën Kombëtare” në 7 qershor.

Tashmë është zyrtare që ndeshja në Tiranë, do të luhet pa praninë e tidozëve serbë, pasi UEFA e ka dënuar skuadrën kombëtare të Serbisë me dy ndeshje pa tifozë.

Sipas asaj që shkruhet, motivi janë thirrjet raciste dhe diskriminuese, në takimin kundër Zvicrës më 15 nëntor dhe ndaj Danimarkës në Nations League.