ZYRTARE/ Mesfushori i kombëtares transferohet në Hungari

Aventurë e re në Hungari për Ylber Ramadanin. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka zyrtarizuar kalimin e te klubi i elitës së futbollit hungarez MTK Budapest duke nisur kështu një cikël të ri në karrierën e tij pas eksperiencës 4-vjeçare me Veljen në Danimarkë.

Ramadani u bashkohet shqiptarëve të tjerë që luajnë në Hungari si Myrto Uzuni, Jasir Asani që u transferua sëfundmi te Kisvarda apo edhe Liridon Latifit e Hysen Memollës.

MTK Budapest sezonin e fundit e mbylli në vendin e 7-të dhe Ramadanin do të tentojë të rritë cilësinë në skuadër për të synuar kualifikimin në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Ylber Ramadani i cili numëron 10 paraqitje dhe një gol me kombëtaren shqiptare u largua nga Velje pas 4 sezonesh në Danimarkë ku regjistroi në total 117 ndeshje të luajtura dhe 5 gola dhe tashmë d të provojë një aventurë të re në futbollin hungarez aty ku do të kërkojë të lerë shenjë me fanellën e MTK Budapest.


Shtuar 14.06.2021 14:28