Skuadra e Serie B, Frosinone ka shkarkuar Alessandro Nestan nga detyra e trajnerit.
Frosinone ka shkarkuar Alessandro Nestan nga posti i trajnerit.
Nesta u emërua trajner i Frosinones në vitin 2019, dhe ka përfunduar aventurën e tij tek klubi italian pas gati dy vitesh aty.
Frosinone gjendet në vendin e 12-të në Serie B dhe ambicia e tyre për promovim në Serie A ka përfunduar këtë sezon. Kjo duket të jetë arsyeja kryesore e shkarkimit të Nestas.
Lajmin për shkarkimin e italianit a ka bërë vet klubi përmes uebfaqes dhe e ka shpërndarë në rrjetin social, Twitter.
“Frosinone Calcio deklaron se ka liruar nga detyra, Alessandro Nestan dhe stafin e tij teknik. Klubi e falënderon Nestan dhe bashkëpuntorët e tij dhe iu uron suksese në të ardhmen”, thuhej në komunikatën e klubit./
Alessandro Nesta sollevato dall’incarico
➡️ https://t.co/rWwGdlEt1b pic.twitter.com/F0sHcy7YBw
— Frosinone Calcio (@Frosinone1928) March 22, 2021