ZYRTARE/ Ferran Torres nënshkruan me Barcelonën

Ferran Torres tashmë është zyrtarisht një lojtar i FC Barcelona . Këtë e ka zyrtarizuar klubi i Barçës përmes një deklarate të mëngjesit të kësaj të hëne në të cilën konfirmoi marrëveshjen me Manchester Cityn për 55 milionë euro plus variabla. Sulmuesi ndërkombëtar firmos deri në vitin 2027 dhe një klauzolë prej 1000 milionë euro.

Në këtë mënyrë, sulmuesi valencias bëhet nënshkrimi i dytë i Barçës për këtë merkato dimërore, pasi konfirmoi ardhjen e Dani Alves , i cili prej disa javësh po stërvitet në pritje për të debutuar në një ndeshje zyrtare.

Siç raporton Barça , Ferran Torres do të prezantohet në Camp Nou si lojtar i ri për skuadrën e Barçës në datën 3, para seancës së hapur stërvitore në Camp Nou. Nëse tashmë është zhbllokuar largimi i Yusuf Demirit, i cili është planifikuar të kthehet në Rapid të Vjenës, Ferranit mund t’i paraqitet numri 11, i njëjti që përdor zakonisht në skuadrën spanjolle. Në Manchester City ai kishte veshur 21, por te Barça Frenkie de Jong e vesh atë. /albeu.com