Viti i ardhshëm sjell vetting pasurie në Mqedoni, funksionarët që do të kalojnë në “sitë”

Vitin e ardhshëm në Mqedoninë e Veriut pritet të kontrollohen pasuritë e 10 gjykatësve dhe 10 prokurorëve.

Do të jetë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në Maqedoninë e Veriut, në pajtim me planin për kontrollin e pasurisë në vitin 2022, që do të kontrollojë të dhënat nga deklaratat për pasuri për 10 gjykatës, 10 prokurorë, 10 drejtorë të institucioneve publike shëndetësore, 4 persona udhëheqës në inspektoratet shtetërore për transport, për ndërtimtari dhe urbanizëm, për ambient jetësor dhe për bujqësi.

Për herë të parë do të kontrollohen edhe deklaratat e 10 kryetarëve të këshillave të vetëqeverisjes lokale dhe 10 drejtorëve të ndërmarrjeve publike.

Siç informoi kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, pjesë përbërëse e planit, është plani i veprimit për të kontrolluar gjendjen imanente dhe konfliktin e interesave në fushën e drejtësisë, të vetëqeverisjes lokale dhe organeve ekzekutive.

Këto fusha, sipas Ivanovskës, vitet e fundit janë vlerësuar si të rrezikshme sa i përket perceptimit të qytetarëve në anketa të ndryshme apo përvojave të tyre për veprime korruptive./albeu.com/