ZYRTARE/ Fabio Paratici largohet nga Juventusi

Juventus ka konfirmuar largimin e drejtorit sportiv, Fabio Paratici.

Pas plotë 11 viteve te “Bianconerët”, Juventus vendosi të mos i rinovojë kontratën Paraticit.

Këtë e ka konfirmuar klubi përmes një komunikate zyrtare.

“Pas 11 sezoneve me punë të madhe, fitore dhe pasion në fushë dhe jashtë fushës, Fabio Paratici do largohet nga klubi. Kontrata që skadon me 30 qershor 2021, nuk do rinovohet. Trajneri i Juventusit dhe presidenti Agnelli u takuan sot te klubi”, shkruhet në komunikatë.


Shtuar 26.05.2021 15:09