ZYRTARE / Ernest Muçi dhe Milot Rashica me trajner të ri

Giovanni van Bronckhorst është trajneri i ri i Besiktas. Tekniku holandez, i cili ishte 2 vite i papunë që prej largimit në 2022-shin nga Rangers, është rikthyer dhe ka marrë drejtimin e gjigantit turk.

Kështu, Ernest Muçi dhe Milot Rashica bëhen me trajner të ri.

Van Bronckhorst është një trajner të cilit eksperienca nuk i mungon, pasi më parë ka drejtuar ekipe si Feyenoord, Guangzhou City në Kinë, e së fundmi Rangers në kampionatin skocez.

Tashmë, 49-vjeçari është gati për një aventurë të re në Turqi. Me Besiktas, Giovanni van Bronckhorst ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2026.

View this post on Instagram

A post shared by Beşiktaş JK (@besiktas)


Shtuar 5.06.2024 21:29