Zyrtare / E konfirmon vetë klubi anglez, trajneri largohet në fund të sezonit

Tashmë është zyrtare, David Moyes nuk do të jetë më trajner i West Ham. Tekniku do të largohet nga drejtimi i ekipit londinez në fund të sezonit aktual.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Ëest Ham me anë një postimi në faqen zyrtare.

Të lidhura

None found

“West Ham United konfirmon se Davied Moyes do të largohet nga klubi me pëlqim të ndërsjellë në fund të sezonit 2023/2024, kur i skadon kontrata”, shkruan klubi anglez.

Kujtojmë që 61-vjeçari e ka drejtuar West Ham në sezonin 2017/2018, për t’u rikthyer më pas përsëri në vitin 2019. Teksa, aventurës së tij me “Çekanët” i vjen fund verën e këtij viti.


Shtuar 6.05.2024 20:34