ZYRTARE/ De Ketelaere vishet “kuqezi”

Tashmë më në fund është zyrtare. Charles De Ketelaere është një lojtar i Milanit. Këtë e ka bërë të ditur klubi kuqezi me një njoftim për shtyp në faqen zyrtare të klubit.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar përfundimisht paraqitjet sportive të futbollistit Charles De Ketelaere nga Club Brugge FC. Lojtari ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027 dhe do të veshë fanellën me numrin 90”, thuhet në postimin e kuqezinjve.


Aventura e Charles De Ketelaere me Milanin ka filluar. Talenti belg, i cili mbërriti nga Bruges për 32 milionë plus tre bonuse dhe një përqindje prej 12.5% ​​për çdo rishitje të ardhshme.

CDK iu nënshtrua vizitave mjekësore të cilat i kaloi me sukses përpara se të shkonte në “Casa Milan” për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë me klubin kampion italian për pesë vjet.


Shtuar 2.08.2022 21:05