ZYRTARE/ City “blindon” De Bruyne, belgu rinovon deri në vitin 2025

Manchester City ka konfirmuar se mesfushori Kevin de Bruyne ka rinovuar kontratën.

Belgu ka nënshkruar kontratë edhe për katër vitet e ardhshme.

“Nuk mund të isha më i lumtur. Që kur iu bashkova Cityt në 2015, jam ndjerë si në shtëpi. I dua tifozët”.

“Nënshkrimi i kontratës ishte vendim i drejtë. Jam duke zhvilluar futbollin më të mirë të karrierës dhe mendoj se ka ende më shumë”.

“Pep dhe unë e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë. Duke pasur atë lidhje me trajnerin është e rëndësishme për mua sepse synimet tona janë të përbashkëta”, tha ai.

De Bruyne me “Qytetarët” ka fituar dy herë Premierligën, një FA Cup dhe katër herë Kupën e Ligës, kurse në vitin 2020 është shpallur lojtari i vitit në Premierligë.


Shtuar 7.04.2021 11:30