ZYRTARE/ Alisson rinovon kontratën me Liverpoolin

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker ka vazhduar kontratën me “The Reds”, braziliani ka nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin e cila do ta mbajë atë në “Anfield” të paktën deri në vitin 2027.

Edhe vet Alisson u shpreh i ngazëllyer me rinovimin e kontratës, për të cilën tha se nuk u mendua dy herë.

“Nuk kam humbur shumë kohë për të menduar për këtë, është fantastike ajo çfarë kemi ndërtuar në vitet e fundit, besimi që klubi ka në mua është i rëndësishëm”, tha Alisson.

“Unë dhe familja ime, ne jemi vërtet të lumtur këtu. Fëmijët e mi janë vendosur në Angli, në një vend tjetër, por ata po rriten në këtë mënyrë. Pra, ne jemi vërtet të lumtur. Unë jam vërtet i lumtur që mund të vazhdoj me punën time këtu, duke bërë paraqitje të mira me skuadrën. Pra, jam vërtet i lumtur që kamë marrur këtë vendim”, përfundoi Alisson Becker.


Shtuar 4.08.2021 18:32