Mediat greke vënë alarmin: Zjarri nga Shqipëria po na djeg vendin! (FOTO LAJM)

“Zjarri që po mori jetë në Shqipëri hyri në territorin grek, në zonën e Limeri Filiates, këtë pasdite…”

Media greke Protothema ka shkruar një artikull, ku sipas saj, zjarret në Shqipëri kanë hyrë në territorin grekë.

Protothema shkruan se zjarret kanë kapur zonën e Limeri Filiates këtë pasdite, duke shtuar se zjarri është hapur në një zonë pyjore, por që nuk kërcënon vendbanimet.

Shkrimi i plotë:

Zjarri që po mori jetë në Shqipëri hyri në territorin grek, në zonën e Limeri Filiates, këtë pasdite.

Zjarri po digjet në një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme, të pa kërcënuar vendbanimet për momentin. Shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës me 17 zjarrfikës janë vendosur në pikat kryesore .

Në të njëjtën kohë, makinat dhe buldozerët janë zhvendosur nga Mbrojtja Civile, ndërsa është kërkuar ndihma e mjeteve ajrore.

 


Shtuar 4.08.2021 18:33