Zidane jep lajmin e madh: Hazard është i gatshëm për Liverpoolin

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është shprehur optimist para ndeshjes ndaj Liverpool.

Zidane në konferencën për shtyp para gazetarëve shprehu optimizmin e tij ku tha se Real Madridi deri më tani është nënvleftësuar.

Francezi foli edhe për gjendjen e Hazard.

“Më e rëndësishmja është që Hazard është i qetë dhe është rikuperuar plotësisht”, tha ai.

“Ndeshja ndaj Liverpoolit është më e rëndësishmja e sezonit pasi që është ndeshja e ardhshme për ne”, shtoi ai.

Gazetari e pyeti nëse ai ndjen që Reali është nënvleftësuar këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

“Po, ne jemi nënvleftësuar këtë sezon, ne nuk marrim diçka si të humbur, kurrë!”, tha Zidane.

“Të gjithë lojtarët që janë këtu mund të luajnë, ata janë më të mirët”, shtoi ai.

“Klopp është një trajner i madh, kam shikuar shumë strategë kur isha më i ri dhe kam mësuar nga ta”, përfundoi Zinedine Zidane.


Shtuar 5.04.2021 14:20