Do e njihnit? Shihni si dukej Dhurata Dora shumë vite para famës

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të kërkuara të momentit. Në repertorin e saj muzikor ajo numëron me qindra këngë, që janë kthyer direkt në hit pasi kanë fituar menjëherë zemrën e publikut. Mirëpo a jeni kurioz të dini se si është dukur këngëtarja para famës?

Dhurata ka ndarë në Instagram një foto të saj të rrallë nga koha e fëmijërisë. Këngëtarja ka të stampuar një buzëqeshje të madhe, që të rrëmben menjëherë vëmendjen njësoj si sot. Edhe pse ka kaluar shumë kohë që nga momenti kur është shkrepur kjo fotografi, Dhurata duket se nuk ka ndryshuar shumë, sepse vazhdon të jetë po e njëjta vogëlushe me tipare të ëmbla.

Ndërkohë kujtojmë se aktualisht Dhurata vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj “Harrom”. Balada e ndjerë e dashurisë u kthye menjëherë në hitin e dimrit dhe deri më tani numëron mbi 24 milionë klikime në Youtube.

Nga ana tjetër ne presim që Dhurata të publikojë një projekt të ri muzikor, i cili është xhiruar i gjithë në Maldive. Disa javë më parë ajo udhëtoi drejt ishullit të famshëm dhe shkak ishte pikërisht ky projekt. Gjithashtu është mësuar se krahas punën për tregun vendor, Dhurata Dora nuk do e lërë anash as atë ndërkombëtar, me bashkëpunime që janë në proces e sipër për realizim. Se me cilat emra të njohur do të bashkëpunojë këngëtarja nuk është bërë ende e ditur, ndaj ne po presim me padurim t’i zbulojmë.

Shtuar 5.04.2021 02:04