Legjenda e futbollit francez Zinedine Zidane ka pranuar se nuk është krenar për goditjen me kokë ndaj italianit Marco Materazzi në finalen e Kupës së Botës 2006.
“Nuk jam aspak krenar për atë që kam bërë, por është pjesë e rrugëtimit tim”, tha ai për Telefoot. “Jo çdo gjë në jetë është perfekte. Ka gjithmonë momente të vështira në futboll dhe ky ishte një prej tyre”.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se në finalen e Botërorit 2006, Zidane hapi rezultatin në minutën e 7-të, duke realizuar 11-metërshit. Duhet theksuar se francezi goditi penalltinë me panenka, Gianluigi Buffon nuk pati asnjë shans. Në minutën e 19-të, Marco Materazzi barazoi nga këndi. Në minutën e 110-të Materazzi provokoi Zidanin dhe francezi goditi me kokë italianin në gjoks, për çka u largua.
Franca e humbi atë finale me penallti 3-5 dhe për Zidanin kjo ndeshje ishte e fundit në karrierën e tij si futbollist. Sipas disa raporteve, Materazzi ofendoi të afërmit e Zidane dhe motrën e tij. /albeu.com/
