Zhgënjim i madh, Tirana zyrtarisht jashtë “Final Four”, ia del Skënderbeu

Kampionati shqiptar ka mbyllur sezonin e rregullt, me Tiranën që është zyrtarisht jashtë “Final Four”.

Jashtë garës për titull, bardheblutë dështuan totalisht në këtë sezon të elitës, duke zhgënjyer tifozët, të cilët prisnin një skuadër që luftonte për trofeun.

Pavarësisht fitores 0-3 ndaj Egnatias në ndeshjen e fundit të kampionatit, në vendin e katërt renditet përfundimisht Skënderbeu, me korccarët që pas triumfit 1-5 ndaj Vllaznisë kanë 51 pikë, 1 pikë më shumë se ekipi i Erbim Fagut që pozicionohet e pesta.

Sa i takon ndeshjes në Rrogozhinë, bardheblutë shënuar dy gola në pjesën e parë. Braziliani Patrik udhëhoqi kryeqytetasit në pjesën e parë, duke realizuar dopietë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Abazaj dërgoi shifrat në 0-3, duke bërë që Tirana të sigurojë kështu suksesin.

Vendasit, u përpoqën që të reagojnë, por e patën mjaft të vështirë, ndaj një rivali shumë mirë të vendosur.

Në fund, gjithsesi asnjë aryse për të festuar, Tirana përmbyll kështu një sezon negativ.

Kampionati shqiptar jep verdiktet pas 36 ndeshjesh. Pas kryesuesve të Egnatias, në vendin e dytë me 63 pikë është Partizani, me të kuqtë që fituan 4-0 ndaj Erzenit.

Në vendin e 3-të është Vllaznia me 59 pikë, bashkë me Skënderbeun do të jenë këto katër skuadrat që në fund do të luftojnë për titullin kampion.

Kukësi, i rënë një kategori më poshtë pësoi disfatë 2-0 ndaj Laccit që do jetë në Play Out, ndërsa Teuta-Dinamo përfundoi 1-0.


Shtuar 11.05.2024 18:24