Zgjedhjet për Shoqatën e Futbollit të Tiranës, reagon Shakohoxha: Mashtrim shumë i shëmtuar

Pas zgjedhjeve me mjaft polemika për kreun e Shoqatës së Futbollit në Tiranë, ka reaguar Dritan Shakohoxha, kandidat për president të FSHF.

Në një intervistë për “Sport News”, Shako është shprehur se sot është bërë një mashtrim i shëmtuar dhe se po provohet të trukohen zgjedhjet.

“Po provohet të trukohen zgjedhjet. Sot u bë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në mbledhje ishin njerëz që s’kishin lidhje me futbollin. Kjo është hera e parë që na jepet lista e delegatëve. Lista të trukuara, pse kanë frikë nga vota? Kudo kanë bërë trukime, zero transparencë”, tha Shakohoxha. /albeu.com


Shtuar 24.01.2022 18:01