Disa mënyra si të qëndroni ngrohtë në makinë, nëse nuk ju punon kondicioneri

Nëse nuk keni kondicioner në makinë dhe temperaturat janë të ulëta, udhëtimi juaj do të jetë vërtet  i pakëndshëm. Ne do t’ju tregojë disa mënyra si të luftoni të ftohtin në makinën tuaj.

Ndizeni makinë herët

Nëse makina juaj nuk ka ngrohëse, ju sugjerojmë ta ndizni atë 10 ose 15 minuta para udhëtimit. Motori do të shtojë ngrohjen, dhe mjeti do ngrohet disa gradë brenda.

Mbani një ngrohës të vogël

Një ngrohës portativ në makinë, do ju shpëtojë nga i ftohti i dimrit. Ajo futet në prizën e makinës, dhe do ngrohë ambientin brenda saj.

Përdorni një mbulesë xhami

Një mbulesë xhami, do mbajë larg borën dhe akullin në makinën tuaj. Kjo mbulesë i ka skajet magnetike, dhe e bën shumë të lehtë për ta vendosur dhe për ta hequr.

Blini një mbulesë ngrohëse për sedijen

Vetëm sepse makina juaj nuk është edhe aq e bukur dhe pa ngrohje, nuk do të thotë që nuk mund të ngrohet asnjëherë. Ne ju sugjerojmë të blini një mbulesë për sedijen, që të mbani ngrohte trupin tuaj.

Mbani batanije normale në makinë

Nëse është shumë ftohët jashtë dhe makina nuk ka kondicioner, dritare.net ju sugjeron të mbani një batanije në makinë. Ajo do ju mbajë ngrohtë dhe nuk do lejojë depërtimin e të ftohtit te ju.

Blini një mbështjellës timoni me ngrohës

Nëse nuk keni kondicioner në makinë, duart në timon janë të ngrira, pasi janë në kontakt me ajrin e ftohtë. Dritare.net ju sugjeron të blini një mbështjellës timoni me ngrohës. Udhëtimi juaj do jetë më i qetë dhe me i ngrohët.

Shtuar 24.01.2022 18:01