Cristiano Ronaldo është në kërkim të mundësive për t’u larguar nga Manchester United, duke mos dashur të kalojë një sezon pa ndeshje të Champions League.
Në ditët e fundit të merkatos së verës, portugezi mund të përfundojë te Napoli. Agjenti Jorge Mendes vazhdon të negociojë me klubin italian, sipas Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport, shkruan albeu.com.
Pengesa janë pagat e larta të Cristiano Ronaldos. Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis dëshiron që sulmuesi 37-vjeçar në huazim me Manchester United të vazhdojë të paguajë pagat e lojtarit.
Në të njëjtën kohë, një gazetar i afërt me Ronaldon tha më herët se portugezi vendosi të mos transferohej te Napoli. /albeu.com/