Granit Xhaka është njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë të momentit.
Mesfushori me origjinë nga Kosova po luan me sukses qe disa sezone në Premierligë me Arsenalin.
Paraprakisht karrierën e kishte nisur tek Baseli për të përfunduar më pas në Gjermani tek Borussia Monchengladbach.
Por, viteve të fundit ai është pjesë e “Gunners” edhe pse kishte ofertë nga Roma.
Sot, mediat e huaja i kanë zbuluar rrogat e futbollistëve të klubit londinez.
Kështu, Granit Xhaka paguhet jo më pak se 100 mijë paundnë javë, që i bie se ai e ka rrogën javore më saktësisht 120,214 euro, njofton “givemesport”.
Nëse e llogarisim për një muaj, ai paguhet 480.856 mijë euro.
E nëse e llogarisim për 12 muaj, rroga vjetore e Xhakës është 5,770,272 euro.
Natyrisht, këtu nuk janë përfshirë bonuset dhe paratë që i merr përfaqësuesi zviceran nga reklamat. /Gazeta Express/