Zbulohet prapaskena, si 10 lojtarët e Realit i bënë presion Perez për të mos firmos me Conten

Pas largimit të Zidan, Florentino Perez u përpoq të sillte në Madrid teknikun italian Antonio Konte, i cili ndërpreu marrëdhëniet me kampionët e Interit në fund të sezonit. Presidenti spanjoll gjatë negociatave me teknikun italian, pati kundër 10 lojtarë të Realit të cilët refuzuan të punonin nën urdhrat e Antonio Kontes.

Sipas mediave spanjolle, 10 lojtarë  e Realit kanë kontaktuar presidentin e klubi për ta paralajmëruar këtë të fundit se nëse arrihet marrëveshja me ishin e Interit, ata do të bëjnë gati valixhet për tu larguar nga Madridi.

Sigurisht ky ultimatum, bëri që presidneti Perez të sillte në Madrid një tjetër italian, Karlo Ançelotin, i cili pëlqehej shumë nga lojtarët dhe kishte reputacion në dhomat e zhveshjes.

Në fakt, Serxho i dërgoi një paralajmërim klubit, kur emri i italianit u përfol për të zëvendësuar teknikun Julen Lopetegui në fund të vitit 2018.

“Konte? Respekti fitohet, nuk imponohet, menaxhimi i dhomave të zhveshjeve  është më i rëndësishëm sesa njohja e një trajneri” , tha kapiteni i Madridit.

Shtuar 7.06.2021 09:06