Sir Jim Ratcliffe ka zbuluar planet e tij për Old Trafford, me një rinovim total të stadiumit.
Blerja e 25 për qind e aksioneve nga biznesmeni miliarder u njoftua muajin e kaluar në prag të Krishtlindjeve.
Ratcliffe është vendosur të injektojë 300 milionë euro në klub, me ndryshime të rëndësishme që tashmë janë bërë.
Dhe një nga prioritetet e tij kuptohet të jetë rinovimi i Old Trafford.
Gjatë një takimi me përfaqësuesit e tifozëve të Manchester United javën e kaluar, Ratcliffe njoftoi se ai synon të maksimizojë hapësirën rreth stadiumit.
Ai beson se ka potencial të pashfrytëzuar në tokën përreth Old Trafford. Gjithashtu, është i bindur se duke zhvilluar lidhje të përmirësuara me autoritetet lokale, rigjenerimi dhe rizhvillimi i terrenit mund të përfundojë më shpejt se sa pritej fillimisht.
Pas diskutimeve me stafin e United, Ratcliffe raportohet se ka mbledhur një grup duke përfshirë kryetarin e bashkisë së Mançesterit, Andy Burnham dhe drejtues të lartë nga Këshilli i Traffordit ndërsa ai kërkon të marrë lejen e planifikimit.
Tifozët e Man United kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e Old Trafford viteve të fundit.
Çatia e stadiumit është dëmtuar, duke çuar në rrjedhjen e saj në më shumë se një rast. /Telegrafi/