Publikohet formacioni zyrtar i Fulham – Man Utd, Armando Broja në stol

Fulham ka publikuar para pak minutash formacionin zyrtar për ndeshjen e sotme në Premier League. Një ndeshje vërtet interesante, teksa kjo skuadër do të përballet në transfertë kundër Manchester United.

Por për fatin e keq, Armando Broja vazhdon që të qëndrojë në stol. Sulmuesi shqiptar nuk e fiton dot sërish vendin e titullarit pasi Muniz ka realizuar katër gola në tre ndeshjet e fundit.