Drejtuesit e Juventusit me mision i dyfishtë: rinisjen e bisedimeve me “enturage”-in e Paylo Dybalas për të gjetur një zgjidhje në lidhje me rinovimin shumë të nevojshëm të kontratës, në të njëjtën kohë, zgjatjen e huazimit të Alvaro Moratas nga Atletico Madridi.
Në Continassa, në fakt, kanë vendosur të vazhdojnë me sulmuesin spanjoll, i cili shënoi 20 gola në 44 paraqitje këtë sezon. “Zonja e Vjetër”, në bazë të marrëveshjes, për të cilën ra dakord verën e kaluar, duhet të paguajë 10 milionë euro të tjera për huazimin.