Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it, u ka bërë thirrje forcave politike shqiptare në të gjitha trevat që të bashkohen në mbështetje të procesit të apelimit për ish-krerët e UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
Të lidhura
None found
Sipas Mexhitit, dënimi i shqiptuar në shkallën e parë është pritur me indinjatë. Ai vlerësoi se në këtë fazë subjektet politike duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të bashkërendojnë angazhimin e tyre për procedurën në Gjykatën e Apelit.
Bashkëkryetari i VLEN-it theksoi se vendimi i shkallës së parë nuk e mbyll betejën juridike. Për këtë arsye, ai kërkoi mobilizimin e të gjitha forcave për ta fituar, siç e cilësoi, betejën e dytë, duke nënvizuar se lufta ende nuk është humbur.
Mexhiti deklaroi gjithashtu se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Kombëtare përfaqëson pjesën më të lavdishme të shqiptarëve në Maqedoni, Kosovë dhe kudo tjetër.
