Ylli francez i Realit: Zidane mund të jetë trajner i kombëtares së Francës

Mbrojtësi francez  i Real Madridit, Raphael Varane është shprehur se Zidane do të ishte një trajner perfekt për kombëtaren Franceze.

I grumbulluar me ekipin kombëtar për ndeshjet e marsit, në një intervistë për “Europe 1”, ai fola edhe për mos ftesën që i bëhet Benzemas.

“Nuk është puna ime ta komentoj këtë gjë”, tha ai.

Ndërsa për trajnerin Zidane, ai tha se ka mundësi që ta shohim tek Franca.

“Është një mundësi, për çdo trajner francez, Kombëtarja është objektiv”, tha Varane.

“Është e natyrshme që kjo pozitë është atraktive, por jo tani. Trajneri jonë po bën punë të mrekullueshme në klub”, përfundoi Raphael Varane.


Shtuar 22.03.2021 11:31