“Vjosa, Park Kombëtar”, Meta: BE-ja të përkrahë kauzën

Në kaudër të ditës Botërore të Ujit ka reaguar Presdienti I Republikës Ilir Meta.

Nëpërmjet një portimi në ;llogarinë e tij në Facebook Meta inkurajonë të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar.

Gjithashtu Meta shkruan se nxit të gjithë autoritetet e lartë të BE për të përkrahur këtë kauzë.

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.

Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë , por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës , në Bruksel , Berlin dhe Paris thirrjen që buçet nga lumi: VJOSA PARK KOMBËTAR TANI!

Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane. Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve.

E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!”– shkruan Meta.

Shtuar 22.03.2021 11:03