Yjet e Brazilit sfidohen mes tyre, Neymar bën atë që askush nuk mund ta realizonte (VIDEO)

Një sfidë interesante ka bërë ekipi i Brazilit, ku yjet e kombëtares kanë konkurruar së bashku.

Në një lartësi tepër të konsiderueshme, rreth 35 metra, ndodhej një dron i cili ishte i pozicionuar në qendër të fushës dhe mbante një top futbolli. Ideja ishte që droni do të lëshonte topin me një rënie të lirë dhe secili lojtar i kombëtares braziliane do duhej ta stoponte topin menjëherë dhe në mënyrë të saktë.

Të lidhura

None found

Yje si Richarlison, Vinicius Jr, Militao, Rafinha etj, nuk ia dolën ta kryenin këtë sfidë. Radha ishte e Neymar, ku sulmuesi i PSG-së e stopon topin në mënyrë perfekte duke fituar edhe çmim madje./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.11.2022 13:32