Yamal premton besnikëri: Do rinovoj kontratën me Barcelonën

Lamine Yamal është zotuar të lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me atë të Barcelonës, pasi zbuloi se një marrëveshje e re është e afërt.

“Nuk e di se kur do të nënshkruhet kontrata, por mendoj se do të ndodhë së shpejti. Në fund të fundit, Barcelona është klubi i jetës sime. Shpresoj të rinovoj kontratën time me ta dhe të qëndroj në këtë klub sa më gjatë që të jetë e mundur. Dua të luaj në kampionatin spanjoll, dua të luaj për Barçën dhe po, do të rinovoj kontratën time”, ka thënë talenti spanjoll në një intervistë për CNN Sport.

Të lidhura

None found

Kontrata aktuale e Yamal skadon në vitin 2026, por data e marrëveshjeve do të ndryshojë së shpejti. Këtë e thotë vetë lojtari.


Shtuar 8.01.2025 19:11