Taulant Xhaka thotë se do të ishte kënaqësi nëse edhe njëherë do të luante përkrah vëllait të tij të vogël, Granitit te Baseli. Ai ka theksuar se ëndrra e tyre mund të bëhet realitet.
“Është ëndrra jonë e madhe. Graniti aktualisht është te Arsenali. Por, dëshiron të kthehet në Basel pak para përfundimit të karrierës së tij”, ka thënë Taulant Xhaka të hënën në një intervistë për “Blick”.
Xhaka është kthyer nga lëndimi pas një pauze njëvjeçare shkaku i një lëndimi. Ai ka operuar nëj problem të vjetër, por thekson se frikën e kishte të madhe.
Ai pret që ta ndihmojë Baselin në arritjen e qëllimeve. “Unë nuk jam ende 100 %, por jam shumë më mirë se që isha”, ka theksuar Xhaka.