Xavi trajner i Barcelonës, Iniesta: Është i duhuri

Ish mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta beson se Xavi është i duhuri për stolin e katalunasve.

41-vjeçari është konfirmuar si pasuesi i Ronald Koeman pas negociatave që përfunduan këtë javë ndërmjet Barcelonës dhe Al Sadd.

Xavi u rikthye në “Camp Nou” pasi zhvilloi 767 ndeshje, ku ka fituar plotë 17 trofe dhe Iniesta beson se ish bashkëlojtari është i duhuri.

“Ai është gati, është i përgatitur. Është plotësisht gati, kjo për siguri. Jo vetëm sepse di për La Masia ose klubin, por sepse është gati për këtë punë”.

“Është e rëndësishme, jo vetëm sepse çfarë përfaqëson si lojtar, por si trajner. Është gati për këtë sfidë”.

“I urojë më të mira në botë dhe jam i bindur që do t’ia dal mirë, sepse është përgatitur për këtë moment dhe i emocionuar për këtë sfidë. I urojë më të mirat”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Xavi merr drejtimin e Barcelonës pasi u largua nga Al Sadd, që ishte në krye për 91 ndeshje, ku fitoi 62 prej tyre dhe fituar shtatë trofe./


Shtuar 7.11.2021 22:20