Ish-futbollisti i Barcelonës, me vlerë transferimi mbi 100 milionë euro, pranë bashkimit me Neymarin te Santosi

Philippe Coutinho është shumë pranë rikthimit në futbollin brazilian, pasi ka arritur një marrëveshje me Santosin, klubin ku luan edhe bashkëkombësi i tij, Neymar.

Të lidhura

None found

Sipas gazetës spanjolle AS, mesfushori veteran ka mbyllur akordin për transferimin te Santos, pas një periudhe pa klub që nisi në shkurt, kur i dha fund kontratës me Vasco da Gaman.

Neymari ka qenë një nga figurat kryesore në këtë lëvizje. Ai u ka kërkuar drejtuesve të Santosit të afrojnë ish-bashkëlojtarin e tij dhe është përfshirë personalisht në negociatat për ta bindur Coutinhon.

Edhe raportet nga Brazili bëjnë me dije se NR Sports, kompania në pronësi të familjes së Neymarit, ka kontribuar në hapat që çuan palët drejt marrëveshjes.

Kalimi pritet të bëhet zyrtar vetëm pasi Coutinho të kryejë kontrollet mjekësore. Pas tyre, ai do të firmosë një kontratë afatshkurtër me Santosin, e vlefshme deri në fund të vitit.

Marrëveshja është parashikuar të zgjasë rreth tre muaj, një zgjidhje që është vlerësuar si më e përshtatshme nga të dyja palët, duke qenë se futbollisti nuk ka zbritur në fushë që nga shkurti.

Paraqitja e fundit e Coutinhos ishte më 14 shkurt, në ndeshjen kundër Volta Redondas. Më pas ai ndërpreu bashkëpunimin me Vasco da Gaman dhe mbeti jashtë ndeshjeve, megjithëse vazhdoi të stërvitej individualisht për të ruajtur gjendjen fizike.


Shtuar 12.09.2026 10:50

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomSuperbetinPusulabetPusulabetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofastonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Girişjojobetjojobet girişsekabetBahsegelbahsegel