Xavi po hedh themelet, në merkaton e verës Barça dëshiron mbrojtësin më të mirë në Seria A

Barcelona e Xavit është duke ndërtuar një ekip nga e para.

Pasi transferoi në janar katërshen Aubameyang, Ferran Torres, Adama Traore dhe Dani Alves, tashmë po planifikon për në merkaton e verës që të sjellë Koulibaly.

Transferimi i mbrojtësit më të mirë të Seria A nuk do të jetë aq e thjeshtë, por drejtuesit e klubit spanjoll kanë filluar të trazojnë ujërat.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Barcelona ka filluar kontaktet e para me Napolin dhe po diskutojnë mundësitë. Thuhet se Napoli dot ë ishte në gjendje ta lëshontëpër një shifër rreth 40-50 milion euro. Nëse nuk do të arrihet një konkluzion për Koulibaly, Barcelona do të tentonte De Ligt./ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.02.2022 15:38