Xavi Hernandez ka pohuar se Barcelona nuk e meritonte të humbiste 1-0 nga Real Betis në Camp Nou të shtunën pasdite, pjesërisht falë paraqitjes së tyre mbresëlënëse pas pjesës së parë.
Ish-tekniku i Al Sadd u ankua për mënyrën se si reagoi skuadra e tij kur Betis tentoi të godiste në kundërpërgjigje, teksa theksoi se Barcelona duhet të përmirësohet taktikisht.
Të lidhura
None found
“Kur ishim në maksimumin tonë, goli erdhi në kundërsulm”, tha Xavi.
“Ne e dinim për tranzicionet e tyre. Kemi pasur disa minuta të mira. Është një ndëshkim shumë i ashpër për lojën që kemi luajtur. Është një humbje që dhemb. Në shtëpi. Ne ishim në formë të mirë, por futbolli i tillë është.
“Ne duhet të dominojmë më shumë ndeshjet. Duhet të ndalojmë kundërsulmet. Këto janë situata që duhet t’i kontrollojmë. Ka qenë e padrejtë. Kjo është Barcelona që duam, por duhet të përmirësohemi. Duhet të jemi taktikisht më të zgjuar.”
Xavi pranoi se Barcelona mund të mos i kishte merituar të tre pikët në ndeshjen kundër Villarrealit, por beson se duhet të kishin dalë fitimtare nga përballja e Betisit.
“Të mërkurën ka një tjetër ndeshje të rëndësishme”, shtoi Xavi.
“Ne nuk mund të lejojmë të dështojmë më (teste të mëdha), por mendoj se pjesa e dytë ishte e mirë.
“Te Barcelona luan vazhdimisht ‘finale’. Nuk më pëlqen të humbas. Nuk e meritonim. Ndonjëherë, nuk e meriton të fitosh dhe e bën, si kundër Villarrealit.
“Dhe sot ishte anasjelltas. Ne nuk mund të lejojmë [të pranojmë] gola si ai që lejuam. Ne kemi qenë [bashkë] për një kohë të shkurtër, por është turp.”/h.ll/albeu.com
