Pas dy ndeshjeve të fundit, ku formacioni i Barcelonës ka pësuar shumë ndryshime, Xavi do të vë bast këtë të martë për njëmbëdhjetëshen e tij të mirë kundër Bayern Munich.
Rivali e kërkon, pasi ishte “xhelati” i Barcelonës në dy nga tre ndeshjet e fundit në Champions League.
Fillimisht në vitin 2020 me fitoren historike 2-8 në çerekfinale të Lisbonës dhe sezonin e kaluar duke fituar të dyja ndeshjet me rezultatin 3-0 duke i lënë katalanasit në vendin e 3 në grup me një biletë për në Europa League.
Lewandowski, një nga makthet e mëdha të Barcelonës në ndeshjet e fundit kundër Bayernit, do të drejtojë këtë herë sulmin e Barcelonës, pas largimit nga “Allianz Arena” këtë verë.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës përballë Bayern Munich:
Ter Stegen; Koundé, Araujo, Eric, Balde; Busquets, Pedri, Gavi; Dembele, Lewandowski, Raphinha./albeu.com