Xavi: Jemi në epokën post-Messi dhe është e komplikuar, duhet të jemi të durueshëm

Xavi, tekniku i Barcelonës, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Rayo Vallecano dhe pa marrë pyetje konkrete, ai u shpreh kështu për vështirësitë e skuadrës së tij.

“Jemi në epokën post-Messi, duhet të jesh shumë i duruar sepse tashmë është e komplikuar në vetvete. Leo ishte dikushqë të bëri të fitoje ndeshjet. Jam i pari që kam ëndërruar të fitoj një titull, por nuk mundëm.

Vitin tjetër do të forcohemi por ju keni për të qënë realist. Vitet e kaluara të gjithë thonin ‘Kur vjen epoka pas Messit, kur vjen epoka pas Messit..’, epo ja ku jemi tani dhe nuk është e lehtë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.04.2022 14:09

Tags: ,