Si po e “pushton” Turqia-Afrikën me telenovela, ushtri dhe diplomaci

Një spital në Mogadishu, kryeqyteti i Somalisë, mban emrin e presidentit të Turqisë. Spitali ka 47 shtretër të kujdesit intensiv, më shumë se çdo spital në vend, por nuk trajton pacientët me Covid-19.

“Nëse do të trajtonim pacientët me Covid, do të duhej t’i izolonim ata,” tha Asir Eraslan, menaxheri i spitalit, dhe nuk do të kishim hapësirë të mjaftueshme për të trajtuar viktimat nga sulmet e bombave.

Këto për shkak të një kryengritjeje nga al-Shabab, një degë e al-Kaedës, dhe përplasjeve të shumta midis klaneve rivale. Përgjatë njërës prej rrugëve kryesore të Mogadishu-s, e mbushur me automjete të blinduara dhe triçikël, vendasit tregojnë se ku bombat kanë shpërthyer mes turmave.

Duke pasur parasysh dhunën dhe rrezikun nga rrëmbimet, Mogadishu nuk ka shumë turistë. Pak përveç turqve. Një kompani turke drejton portin e vendit, një tjetër drejton një hotel dhe aeroportin ndërkombëtar.

Firmat turke kanë riparuar rrugët kryesore të qytetit dhe ndërtesën e parlamentit, e cila është financuar nga agjencia e zhvillimit të Turqisë. Në bazën e saj më të madhe ushtarake të huaj, oficerët turq kanë trajnuar më shumë se 5000 ushtarë dhe policë somalezë, raporton abcnews.al.

Ndoshta ajo që bie më shumë në sy është  numri i turqve në Somali. Në Somali, një nga avantazhet e të qenit turk është se lutesh në të njëjtat xhami si gjithë të tjerët”, tha Kadir Mohamud, një biznesmen somalez.

Somalia është një shembull i ndikimit të gjerë të Erdoganit në Afrikë në kërkim të tregjeve, burimeve dhe ndikimit diplomatik.

Vetëm dy dekada më parë Turqia kishte shumë pak interes për Afrikën.

Në vend të kësaj, Turqia ishte më e përqëndruar në perëndim dhe ëndërronte të anëtarësohej në Bashkimin Europian. Por ndërsa marrëdhëniet me Perëndimin janë ftohur, Turqia është fokusuar në jug.

Pika e kthesës ishte në vitin 2011 kur Erdogan, i rrethuar nga biznesmenë turq, zyrtarë të ndihmës dhe organizata bamirëse myslimane, vizitoi Somalinë. Vizita e tij, e para nga një udhëheqës jo-afrikan në rreth dy dekada, shënoi fillimin jo vetëm të përfshirjes së Turqisë në Bririn e Afrikës, por të lidhjeve më të thella në të gjithë kontinentin.

Në vitin 2009, Turqia zhvilloi një duzinë misionesh diplomatike në Afrikë. Tani ka zhvilluar 43. Kënaqësia e ambasadorëve i ka ndihmuar bizneset të zgjerojnë aktivitetin e tyre.  Turkish Airlines, e cila operonte vetëm në katër qytete afrikane në 2004, tani operon në më shumë se 40.

Tregtia me kontinentin ka shënuar rritje në 29 miliardë dollarë vitin e kaluar, nga të cilat 11 miliardë dollarë ishin nga bashkëpunimi me Afrikën nën-Sahariane, pothuajse tetëfish rritje që nga viti 2003. Gjithashtu ka pasur rritje edhe në fushën e ndërtimit, ku firmat turke po heqin dorë nga dominimi i atyre kineze.

Zyrtarët turq mendojnë se firmat turke kanë zhvilluar disa projekte afrikane me vlerë rreth 78 miliardë dollarë, duke përfshirë aeroportet, stadiumet dhe xhamitë. Vitin e kaluar Tanzania nënshkroi një marrëveshje prej 1.9 miliardë dollarësh me një firme turke për ndërtimin e linjë hekurudhore moderne.

Por Turqia ka fituar ndikim edhe përmes ndihmës.  Më parë ofronte  para kryesisht përmes agjencive ndërkombëtare si OKB. Në vitin 2003 rreth 60% e ndihmës turke u kanalizua në këtë mënyrë.

Deri në vitin 2019, kjo përqindje ra në 2%.

Megjithatë, ka edhe një avantazh. Erdogan, i cili e ka dërguar ushtrinë e tij në luftën civile  në Siri, ka filluar gjithashtu të bëjë të njejtën gjë edhe në Afrikë. Ai ka dërguar gjithashtu ushtarë turq dhe mercenarë sirianë në Libi për të luftuar kundër Khalifa al-Haftar, një komandant lufte i mbështetur atëherë nga Egjipti, Franca, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Turqia dhe Franca, pas një konflikti në Libi, u përfshinë edhe në konfliktin e Afrikës perëndimore, në Sahel dhe në Magreb, ku Erdogan sfidoi ndikimin francez duke luajtur me imazhin e Francës si një fuqi shypëse koloniale.

Në Somali, Erdogan u përball me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kur përplasjet me Katarin, i cili ka marrëdhënie miqësore me qeverinë e Turqisë, çoi në një luftë me Bririn e Afrikës. Turqia gjithashtu ka nënshkruar pakte ushtarake me disa vende afrikane, më së fundi me Nigerinë, Senegalin dhe Togon.

Shumë janë të prirur të përfitojnë nga përvoja e Turqisë në kundërkryengritje. Me sa duket, një pjesë në rritje e ambasadorëve afrikanë të emëruar në Turqi janë gjeneralë aktivë ose në pension, raporton abcnews.al.

Qëllimi i Turqisë nuk është të përfshihet në luftëra, por të shesë armë.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm, Turqia nuk është në të njëjtën ligë me vendet si Rusia, e cila shiti 30% të të gjitha armëve  në Afrikën Sub-Sahariane në 2016-2020, ose Kina (20%).

Por vitin e kaluar shitjet e Turqisë u rritën 7-fish në 328 milionë dollarë. Në dy muajt e parë të këtij viti, ato u rritën përafërsisht në 140 milionë dollarë. Produktet kryesore të Turqisë janë disa dronë që po shkatërrojnë tanket ruse aktualisht në Ukrainë.

Këto drone janë përdorur në Etiopi, Libi, Marok dhe Tunizi. Edhe vende të tjera duke përfshirë Angolën, Nigerinë dhe Ruandën, po mendojnë t’i blejnë ato.

“Kudo që shkuam, ata na kërkuan drone”, tha Erdogan pas një vizite në Afrikë vitin e kaluar. Somalia gjithashtu do të donte më shumë armë, por nuk mund t’i marrë ato për shkak të një embargoje të OKB-së.

“Turqia po na jep gjithçka që ka mundësi”, tha Abdulkadir Mohamed Nur, ministër i mbrojtjes së Somalisë.

“Por tani ata mund të na japin vetëm armë të vogla.”

Ndryshe nga Amerika, furnizuesi i katërt më i madh i armëve në Afrikë, i cili ka ndaluar shitjet në vendet afrikane që i përdorin ato për të kryer krime lufte, Turqia duket se nuk është e shqetësuar për mënyrën se si përdoren armët e saj.

Dronët turq, të cilët ndihmuan në ndryshimin e valës së luftës civile të Etiopisë, thuhet se kanë vrarë dhjetëra civilë. Për shkak të heshtjes së Turqisë për këtë, Etiopia e sheh atë si një nga aleatët e saj më pak të besuar. Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed, i njohur në popullin e tij si Farmaajo, ka përdorur ushtarë të stërvitur nga turqit kundër rivalëve të tij, për të qëndruar në pushtet.

Ashtu si Kina dhe Rusia, të cilat kanë zgjeruar shtrirjen e tyre në Afrikë gjatë viteve të fundit, Erdogan e paraqet Turqinë si një fuqi në rritje dhe kampione të një rendi më të drejtë botëror.

“Turqia nuk ka synimin të kolonizojë vendet,”, tha Wamkele Mene, sekretari i përgjithshëm i Zonës së Tregtisë së Lirë Afrikane Kontinentale (afcfta).

“Ky është një avantazh.” Erdogan ka deklaruar se anglezët, francezët dhe kolonizatorët perëndimorë vazhdojnë të grabisin diamantet e Afrikës, arin dhe minierat e saj”.

Vitin e kaluar agjentët e sigurisë turke në Kenia rrëmbyen nipin e Fethullah Gylenit, të cilin Turqia e akuzoi si udhëheqës të një grusht shteti  të dështuar në vitin 2016. Ai u rrëmbye pikërisht jashtë selisë së policisë dhe u dërgua në Turqi. Turqia gjithashtu u ka bërë presion vendeve afrikane që të mbyllin shkollat që janë hapur nga lëvizja islamike e Gulenit.

Interesi i Turqisë në Afrikë është i ndërsjellë.

Numri i ambasadave afrikane në Turqi është trefishuar në dy dekada, në 37. Të paktën 14,000 studentë nga Afrika kanë marrë bursa për të studiuar në Turqi gjatë dekadës së fundit. Afrikanët po blejnë gjithashtu prona në Turqi, pasi nëse shpenzon 250,000 dollarë për të blerë një shtëpi në Turqi do të marësh pashaportën turke.

Ankaraja është cilësuar si qendër e diasporës somaleze.

Telenovelat turke ndiqen masivisht në të gjithë kontinentin. Megjithëse përfshirja e Turqisë në Afrikë është rritur me shpejtësi, duke sjellë herë pas here konfrontime me fuqi të tjera, kjo pasi shtrirja e saj ekonomike, ushtarake dhe diplomatike nuk ka ende aq ndikim sa ato të Amerikës, Kinës dhe ish-fuqive koloniale të kontinentit.

Qeveria e Kinës mendon se tregtia e saj e dyanshme me Afrikën arriti vlerën e 254 miliardë dollarëve vitin e kaluar. Ndihma ushtarake e Turqisë nuk ka asgjë më  shumë se grupi  i fuqive perëndimore. Amerika ka dislokuar rreth 6,000 trupa dhe civilë në Afrikë, ku ata luftojnë me al-Shabab në Somali dhe xhihadistët në Sahel, dhe trajnojnë forcat afrikane kundër terrorizmit në të gjithë kontinentin.

Franca, gjithashtu ka vendosur  afërisht 5,000 trupa, shumë prej tyre në Sahel. Në një sondazh të kryer për The Economist në mars nga Premise, një firmë të dhënash, 72% e kenianëve dhe 58% e nigerianëve e cilësuan Amerikën si partnerin më të besueshëm të sigurisë.

Megjithatë, Turqia duket e gatshme të luajë një lojë të gjatë. Lansimi i trt Français, në gjuhën frënge i kanalit të propagandës shtetërore, nënkuptonte një audiencë afrikane. Duke ofruar ndihma në mbrojtjen e vendit, Turqia shpreson se me kalimin e kohës do të shpërblehet.

“Për momentin, jemi ne ata që kemi nevojë”, tha Nur, ministri i mbrojtjes së Somalisë, duke folur për Turqinë.

“Por kur krijohet mundësia, ne do t’u japim miqve tanë një shans që të tjerët nuk mund ta kenë, sepse ata na ndihmuan kur  ne kishim nevojë më së shumti.”/abcnews.al


Shtuar 23.04.2022 14:13