West Ham dhe Chelsea kanë realizuar sot një super ndeshje plotë emocione, gola dhe raste.
Serinë e golave e hapi Chelsea në minutën e 28-të me anë të mbrojtësit qëndror, T.Silva pas një asistimi perfekt nga Mount.
Loja ishte me raste ku në minutën e 40-të vendasit barazojnë rezultatin në minutën e 40-të me anë një penalltie nga Lanzini. Dukej sikur pjesa e parë do të mbyllej në barazim por në minutën e 44’ anglezi Mount shënoi një super gol duke e mbyllur pjesën e parë në rezultatin 1-2 për Chelsea.
Pjesa e dytë filloi me vrrullë nga ana e West Ham ku në minutën e 56-të barazojnë rezultatin me anë të Bowen pas një goditje shumë të bukur. Loja ishte intesive por në minutën e 87-të, Masuaku befason Chelsean duke shënuar golin e tretë për vendasit dhe duke i dhënë 3 pikë me shumë vlerë./h.ll/albeu.com