Teuta e ka mbyllur me fitore miqësoren ndaj Besëlidhjes së Lezhës, të zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, me rezultatin 1-0.
Të lidhura
None found
Goli që i dha suksesin skuadrës durrsake u shënua nga mesfushori Sherif Kallaku. Në këtë përballje, paraqitje pozitive bëri edhe Besëlidhja, e drejtuar nga trajneri Elvis Plori.
Edhe pse krijuan disa mundësi, durrsakët nuk arritën të gjenin golin e dytë. Miqësorja i shërbeu stafit teknik për të vlerësuar formën e ekipit, i cili po konsolidohet dhe po përgatitet për nisjen e sezonit të ri futbollistik më 22 gusht.
