Wenger shpjegon pse Franca dhe Anglia janë favoritët e mëdhenj për Kupën e Botës 2022

Ish-trajneri i Arsenalit të Londrës, Arsene Wenger, i është përgjigjur pyetjes se cilat skuadra i konsideron favoritë për Botërorin 2022.

Sipas trajnerit, skuadrat me anësorë dhe mbrojtës të mirë janë favoritët kryesorë për të fituar, Franca dhe Anglia kanë lojtarë të tillë, ndaj do të pretendojnë titullin.

73-vjeçari tregoi gjithashtu se kush e befasoi në turneun aktual.

“Për mua, loja e kombëtares marokene ishte një surprizë, unë me të vërtetë dua të shoh përballjen e tyre të ardhshme me spanjollët”, ai Wenger për Mundo Deportivo.

Ndeshja e 1/8 e finales së Botërorit Marok-Spanjë do të zhvillohet më 6 dhjetor. /G.D albeu.com/


Shtuar 4.12.2022 14:15