Plagosja e avokatit në një lokal, Dhoma e Avokatisë Durrës bojkoton për dy orë seancat gjyqësore

Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës bojkotoi mëngjesin e kësaj të premteje për dy orë, nga 08:00-10:00, seancat gjyqësore në seksionin civil dhe atë penal në shenjë proteste dhe solidariteti me kolegun e tyre Elton Shllaku, i cili u plagos pasditen e së mërkurës, në një nga lokalet në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Përjashtim nga ky bojkot bënë vetëm seancat, që kanë për objekt shqyrtimin e masave të sigurimit.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për mediat, kreu i Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës, Lorval Petani, nënvizoi gjatë fjalës së tij se rastet e përsëritura, që vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit kërkojnë vëmendje dhe mbrojtje të posaçme institucionale.

Plagosja e avokatit dyshohet se lidhet me një konflikt gjyqësor për pronësinë. Dhoma i kërkoi Prokurorisë së Durrësit një hetim të shpejtë, të plotë dhe gjithëpërfshirës, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.

Çështja e sigurisë së avokatëve gjatë ushtrimit të detyrës pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.


sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgoldenbahisbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş