Nga Juventus U23 deri te huazimi me austriakët e Tirol-it, ku luajti sezonin së fundmi, duke fituar edhe një vend në kombëtaren shqiptare të drejtuar nga Edy Reja.
Një vit i shkëlqyer për Giacomo Vrionin, i cili shënoi 19 gola në Austri. Ai e ka një ëndërr dhe ajo është që djaloshi të rikthehet të luaj te Juventus.
Në një intervistë për “Tuttosport”, Vrioni tregoi për dëshirën e tij.
“Qëllimi im është të kthehem te Juventus, tani ndihem gati dhe i pjekur. Do të shohim se çfarë planesh do të kenë drejtuesit dhe skuadra, këtë gjë do ta vendosi edhe agjenti im Silvio Pagliari.
Vlahovic është një sulmues shumë i mirë. Ai është shumë dinak para portës, pa atë karakteristikë nuk mund të shënosh 24 gola në Serie A”, është shprehur Vrioni./ h.ll/albeu.com