Vlahoviç nuk dëshiron të largohet në janar nga Fiorentina

Dusan Vlahoviç, sulmuesi serb më i kërkuar nga ekipet “big” në të gjitha ligat , ka kërkuar qëndrimin tek klubi violë deri në fundin e sezonit.

21-vjeçari është kërkuar nga shumë klube dhe ofertat për të kanë qënë nga më të ndryshmet. Arsenali ishte ekipi i parë që i bëri ofertën zyrtare prej 80 milion euro e më pas Juventus me 60 milion euro plus dy lojtarë nga të rijntë.

Të lidhura

None found

Për Arsenalin kishte “jo” të prerë nga vetë lojtari por gjithësesi tashmë ai ka shprehur se në merkaton e janarit nuk dëshiron të largohet tek asnjë klub.

Vlahoviç dëshiron të presë merkaton e verës duke I dhënë dhe më shumë kohë për të menduar./h.ll/albeu.com


Shtuar 8.11.2021 16:25