Sulmuesi i Juventus Torinos, Dushan Vlahovic mund të largohet nga ekipi i tij në afatin kalimtar të janarit. Sipas gazetarit Ben Jacobs, largimi i serbit nga “zonja e vjetër” në vitin 2023 duket mjaft reale.
Ka mundësi që Dushani të largohet nga skuadra e Massimiliano Allegrit në janar. Lojtari nuk është plotësisht i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet karriera e tij në kampin e Bianconerëve. Serbi këtë sezon ka shënuar 6 gola dhe një asistim.
Vlahovic iu bashkua Juventusit më pak se një vit më parë. Klubi pagoi 82 milionë euro për lojtarin e Fiorentinës, gjë që e bën Dusan lojtarin e katërt më të shtrenjtë në historinë e “zonjës së vjetër”. /G.D albeu.com/