“Vlahovic ishte gënjeshtar dhe donte të shkatërronte Fiorentinën”

Rocco Commisso, presidenti i Fiorentinës, ishte shumë i mërzitur nga gjoja sjelljet joprofesionale të Dushan Vlahovicit gjatë merkatos së transferimeve.

Sulmuesi serb, golashënuesi më i mirë i Serisë A, përfundoi duke u larguar nga Firence për të nënshkruar me Juventusin në këmbim të 81 milionë eurove.

“Isha shumë i zhgënjyer dhe Vlahovic as që më tha lamtumirë. Ai ishte i pandershëm dhe gënjeshtar. Fiorentina negocioi me klubet angleze, por me çdo propozim që vinte, ai dhe biznesmeni refuzonin. Plani i tyre ishte i njëjtë me atë të Mbappe-s me PSG-në: largimi me kosto zero në fund të sezonit për të fituar shumë para me çmimet e nënshkrimit. Ai donte të shkatërronte Fiorentinën dhe drejtuesit e tij donin të pasuroheshin në kurrizin tonë. /albeu.com/

Situata e Vlahovic, “Sollëm ofertë 60 milion €, Rocco na thotë e kam si djalë” - Oversport News


Shtuar 1.02.2022 20:33